Vasili: Kemi 300% raste të reja më shumë se sa në periudhën e pikut, kurba një improvizim pa strategji

I ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili tha se numri i rasteve të reja tani është 3-fishuar krahasuar me pikun e pandemisë në vendin tonë.

Vasili: Kemi 300% raste të reja më shumë se sa në periudhën e pikut. Kur flisnim për kurbë epidemiologjike, u tha se ishte një sharrë, që është një idiotësi. Në Shqipëri kurba nuk evidentonte realitetin, ishte një improvizim pa strategji dhe qëllim. Një vend që është i varfër dhe me resurse të kufizuara, është i detyruar nga ana epidemiologjike të marrë masa më shpejt dhe më të rrepta. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?