Vasili: Këshilltarët tallen me Ramën. Vajtoni ose qeshni, zgjedhja është e juaja
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për shifrën prej 18 mijë viktimash që kryeministri Edi Rama tha sot se do të kishte shkaktuar koronavirusi, nëse ai nuk do të kishte marrë masa.
Në një reagim në Facebook, Vasili thotë se disa këshilltarë “qerratenj” tallen me Edi Ramën dhe ai lexon çdo shifër që i japin.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:
Vajtoni ose qeshni me kryeministrin, zgjedhja është e juaja!
Disa analistë kanë bërë sot komente mbi shifrat që kryeministri dha për pandeminë dhe rrezikun që Shqipëria sipas tij kishte për të pasur 18 mijë të vdekur.
Ju lutem sinqerisht mos humbni asnjë minutë kohë të shpjegoni shifra të tilla idiote, të një budallallëku të këtyre dimensioneve. Vetëm qeshni gajasuni, ose vajtoni s’keni ç’bëni tjetër.
Ju kam thënë shpesh që se ç’janë ca ” qerratenj”, që e tallin gjithmonë kryeministrin dhe i venë në gojë shifra, që ata vetë nuk i thonë kurrë. Ky dihet që i thotë pa ju trembur syri. Sa më i madh budallallëku aq më i gëzuar është kryeministri.
Me siguri ndonjë “qerrata” specialist do t’i këtë thënë, që coronavirusi që ka rënë në Shqipëri është ndryshe nga gjithë bota dhe është kriminel i madh. Beson i varfri kryeministër beson, se aq di. Dhe del e thotë do kishim 18 mijë të vdekur, por na mbrojti ky….ha ha haaaa.
Po ky thotë që mund të kishim edhe 2800.
Ç’nuk thotë kryeministri.
Vetëm ata “qerratenjtë” që ia thanë këto budallëqe nuk na i tregon. Nuk na thotë kryeministri dhe se me çfarë algoritmi a formule, i dilte vdekshmëria e Shqipërise me 2.8 milionë njerëz 10 herë më e larte se Kina me 1 miliard e gjysmë njerëz.
Vajtoni a qeshni me kryeministrin këtë zgjidheni vetë!!!
KOHA JONË SONDAZH

