Vasili: Keti Bazhdari, një kandidate e shkëlqyer për ndryshimin në Shkodër
Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Petrit Vasili përshëndet kandidaturën e znj. Keti Bazhdari për Bashkinë e Shkodër.
Në një prononcim për mediat, z. Vasili vlerëson figurën e znj. Bazhdari si një kandidate e shkëlqyer e aleancës së majtë në zgjedhjet e 21 qershorit.
“Lëvizja Socialiste për Integrim përshëndet konfirmimin e znj. Keti Bazhdari për Bashkinë e Shkodrës. Ne vlerësojmë se Keti Bazhdari është një kandidate e shkëlqyer”, thekson z. Vasili.
Në vijim të fjalës së tij, Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim shprehet se Shkodra meriton ndryshimin në zgjedhjet vendore dhe se LSI do të mbështesë kandidaten Keti Bazhdari për fitoren e Bashkisë së Shkodrës në zgjedhjet që do të zhvillohen në qershor.
“Lëvizja Socialiste për Integrim mbështet Keti Bazhdarin për fitoren e Bashkisë së Shkodrës. Ky qytet e meriton ndryshimin”, tha z. Vasili, Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së.