Vasili: Kjo qeverisje është bërë shqetësim evropian. Çdo përgjegjësi, apo ndonjë zemëratë popullore do të bjerë mbi Ramën

Çdo pikë e progres raportit të përgatitur nga Këshilli i Evropës për Shqipërinë duhet parë me kujdes. Kështu është shprehur nënkryetari i Lëvizjes Socialiste per Integrim, Petrit Vasili për Integrim në Abc News në një intervistë me gazetaren Juli Xhokaxhi.

Vasili u shpreh se pavarësisht asaj që shkruhet në progres raporte, duke marrë parasysh që ky i fundit u konsiderua si një notë pozitive për vendin, realiteti është i qartë: Negociatat nuk janë hapur.

“Çdo pikë duhet parë me kujdes…. Kujtojmë se kushtet për integrimin nga 5 na janë bërë 15. Kemi realitete shumë të qarta. Këshilli Evropian ka thënë që Shqipërisë i duhen 15 kushte, disa janë kritike, Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Reforma Zgjedhore..etj. Këto çështje janë më keq se më parë. “

Sa i përket miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të hënën në parlament, nënkryetari i LSI u shpreh se Rama nuk mori atë që donte më 5 qershor dhe për këtë arsye “bëri ndryshimet e njëanshme.”

“…Se nuk mori në 5 qershor atë që donte, bëri ndryshimet e njeanshme. Ne i qëndruam korrekt edhe 14 janarit edhe 5 qershorit.”

Po ashtu, Vasili paralajmëroi se tashmë çdo përgjegjësi apo edhe ndonjë zemëratë e mundshme popullore do të bjerë mbi kryeministrin.

“Çdo përgjegjësi, e një zemërate popullore ndoshta, mbetet tek një njeri.”

Sa i përket reagimeve të ndërkombëtarëve, sipas Vasilit, ai që ka vërtetë rëndësi është reagimi i Partive Parlamentare Popullore.

” Nga ndërkombëtarët, deklarata më e rëndësishme nga të gjitha është aty ky merren vendimet në Evropë. Ne duam të shkojmë në Evropë. Përfaqësuesi i jashtëm i Partive Parlamentare Popullore, jo vetëm që tha hije të errëta mbi zgjedhjet. Dhe e dyta, kemi arritur në një ekstrem që s’ka ardhur kurrë, kur i kërkohet presidetit të Republikës, ktheje këtë ligj. Europa është politike.”

Po ashtu, Vasili shtoi se tashmë e ka kuptuar se shqetësimi i ndërkombëtarëve tashmë gjëmon. “Kjo qeverisje është bërë shqetësim evropian.”

Progres raporti i KE, Vasili: Kushtet vijojne shtohen, kjo qeverisje është bere shqetesim evropian

SHKARKO APP