Vasili: Koha nuk pret! Vendi po zhytet në mjerim pa kthim, pandemisë i duhet dhënë përgjigje tani

Nga Petrit Vasili

Pandemia kërkon profesionalizëm dhe jo patetizëm propagandistik!
Jemi praktikisht dhe realisht të izoluar nga bota.
Ky është fakti më tronditës dhe përjetimi më shokues për çdo njeri në Shqipëri.
Situata është zhytur në një qorrsokak të plotë ku asnjë rreze drite nuk shihet në fund të tunelit.
Patetizëm propagandistik pa fund është derdhur për pandeminë.
Mjerisht përçues të këtij patetizmi janë bërë edhe profesionistët, disa nga padija dhe disa nga akaparimi qeveritar.
Rezultatet që përkeqësohen flasin vetë.
Çdo sugjerim profesional ekstraqeveritar mbytet e mbytet vetëm me patetizëm propgandistik dhe esklamacione qaramane antiprofesionale.
Në krye të kryqëzatës së patetizmit propagandistik kundër profesionalizmit u vu në vetë të parë kryeministri.
Rezultatet janë një deshmi qe s’ka nevojë për koment.
Tërësia e masave të marra kishin në themel një patetizëm qeveritar antishkencë:
as testime, as përdorim maskash bile anatemimi i tyre, as shërbim parësor në ballë të situatës, as respiratorë, as kurbë, që analizon pandeminë dhe kufizime lëvizjeje të çmendura, pa kuptim që përhapnin pandeminë dhe jo e kufizonin atë.
Shqipëria tërësisht pa drejtim për përballimin e pandemisë.
Aktrimet qeveritarë gjysmë të perlotura hipokrite nuk kanë hiç të bëjnë më marrjen e masave por vetëm tentojnë t’i bëjnë makijazh dështimit në menaxhimin e pandemisë.
Të izoluar anekënd për shkak të një pandemie të administruar në mënyrën më të keqe të mundshme Shqipëria dhe shqiptarët janë sot në udhëkryqin më të rrezikshëm shëndetësor, ekonomik dhe social si kurrë ndonjëherë.
U provua që patetizmi propagandistik prodhoi një dizastër të vërtetë.
Profesionalizmi, ai i vërteti, është shpëtimi i vetëm të tjerat janë fjalë të bukura që çojnë drejt greminës.
Profesionistë, që qepin gojën përpara turpeve të qeverisë që dhunon vetë ajo çdo rregull të pandemisë, nuk i duhen kujt.
Profesionistë, që grijnë moralizime në vend që gishtin mbi plagën e ç’organizimit qeveritar kryejnë të kundërtën e misionit të tyre.
Profesionistë seriozë fjalëpakë e puneshume, që nuk falin kërkënd në raport me ate, që shkenca imponon, këta po i duhen kësaj situate të veshtirë dhe të komplikuar.
Koha nuk pret vendi po zhytet në mjerim thuajse pa kthim, pandemisë i duhet dhënë përgjigje tani.

SHKARKO APP