Vasili: KQZ do të përgjigjet për shkeljet e Kushtetutës
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili shprehet se zgjedhjet u shkatërruan nga anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilët kanë detyrë zbatimin e ligjit.
Në një postim në Facebook, Vasili deklaron se anëtarët e këtij institucioni do të përgjigjen për çdo abuzim që kanë kryer me detyrën e tyre, duke nisur nga dekreti i Presidentit të Republikës.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:
“Organizata rilindase ne KQZ ka kryer krimin e shkaterrimit te zgjedhjeve ne Shqiperi. Me pare ODIHR i vuri vulen regjistrimit te paligjshem nga KQZ te Bindjes.
Gjykatat shqiptare megjithe presionin banditesk te Rames dhe rilindjes refuzuan te konfirmonin votimet socialiste qe KQZ ju imponuan shqiptareve ne 30 qershor.
Organizata rilindase ne KQZ do te pergjigjet deri ne nje per shkelje te kushtetutes duke rrezuar dekretin e presidentit, per shkelje te kodit zgjedhor,per shperdorimi te detyres,per shperdorim te fondeve publike per votime te paligjshme.
E sigurte është që do të jenë të parët anëtarë të KQZ në historine e pluralizmit, që do dënohen edhe si kamikazë, edhe si shkeles te ligjit edhe si persona te trashe, qe vepruan si te marrë ne dem te Shqiperise dhe interes vetem te Edi Ramës”.