Vasili krahason Ramën me Kurtin: Fatkeqe Shqipëria me kryeministrin që ndjell vetëm zi! (VIDEO)

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka publikua një video në Facebook ku krahasohen qëndrimet e kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për përballimin e koronavirusit.

Ndërsa Kurti flet për marrje masash në kohë urgjente dhe qetëson qytetarët, Edi Rama flet për varre, kufoma, viktima dhe vdekje.

“Me fat Kosova me Albinin, fatkeqe Shqipëria me kryeministrin që ndjell vetëm zi! Shiheni Albin Kurtin të matur, të pjekur dhe njerëzor që jep besim e kurajo. Shiheni Edi Ramën që vjell vrer, helm dhe zi e provokon panik dhe ankth. Shqiptarët të pafat, ndërsa vellezërit kosovare po. Shiheni videon dhe i bëni vete krahasimet”,- shkruan Petrit Vasili në Facebook.

https://www.facebook.com/petritvasil/videos/868253396934658/

SHKARKO APP