Vasili: Ku është zhdukur kryeministri? Pandemia kërkon Edin!

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për përkeqësimin e situatës me koronavirusin në Shqipëri.

Në një postim në Facebook, Vasili shprehet se pasi dështoi me menaxhimin e virusit, kryeministri është zhdukur nga ekranet.

“Pandemia kërkon Edin!! Kryeministri i përditshëm i pandemisë në FB në TV në Twiter, ka humbur! Ku është Edi kryepidemiologu, kryeinfeksionisti dhe kryestatististicieni i pandemisë? Ku u zhduk kryestrategjisti që i tregoi vendin OBSH? Ku është tribuni antitestim dhe antimaskë? Ku është kampioni që e nxori Shqipërinë të parën në botë? Është fshehur siç e ka zanat. Është shejtan i madh Edi. Gjithmonë kur del djalë e rrëmben vetë Edi, ndërsa kur del vajzë ta lë në prehër siç po jua lë tani ekspertëve të pandemisë”,- shprehet Vasili.

SHKARKO APP