Vasili: Landfilli do të ndryshojë Kushtetutën, pra zgjodhi të vrasë veten. Ndjesë pastë!!
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për miratimin në komisionet e Kuvendit të nismës për ndryshime të Kushtetutës.
Duke publikuar një grafikë që e krahason Parlamentin me një vend të mbledhjes së plehrave, Vasili shprehet se Kuvendi zgjodhi të vrasë veten.
“Landfilli do të ndryshojë Kushtetutën, pra zgjodhi të vrasë veten. Ndjesë pastë!!”,- shkruan Vasili në Facebook.
Edhe ish-ministri Edmond Panariti e ka quajtur skandaloze dhe të pafalshme të ndryshosh Kodin Zgjedhor me opozitën e Re dhe si rrjedhojë të prekësh Kushtetutën në mungesë të Gjykatës Kushtetuese.
“Në këto kushte pavarësisht vlerave të qëndrimeve teorike parimore të gjithsecilit lidhur me sistemet apo votimin preferencial , nuk mund të shkohet përtej konsensusit politik të pesë Qershorit për reformën zgjedhore ! Sepse nuk mund të preket Kushtetuta kur mungon garanti i saj”-, shprehet mes të tjerash ish-ministri Panariti ne reagimin e tij.
KOHA JONË SONDAZH

