Vasili letër Nikollës: Pse nuk u trondite për Gjykatën Kushtetuese? Kryeparlamentarja: Kishte interes, informova mbi letrën e Autoritetit të Dosjeve
Ditën e djeshme, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla pasi u njoh me letrën e Autoritetit të Dosjeve, tha se rasti është tronditës dhe se kërkohet ndërhyrja e Kuvendit. Gjithmonë fjala është për personazhin I.M.
Kurse sot deputeti i LSI-së, Petrit Vasili i ka dërguar një letër kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës, ku i thotë se është i paqartë pasi sipas tij, e gjithë kjo akuzë ndaj Ilir Metës është e bazuar vetëm në një email anonim. Sipasj tij, Nikolla duhet të ishte tronditur për Gjykatës Kushtetuese me rastin e kërkeses për shkarkim të Ilir Metës.
“Keqpërdorimi dhe shpërdorimi skandaloz i Kuvendit të Shqipërisë duke e vendosur ate në funksion të skenarëve të neveritshëm politike, të ndërtuar me regji të qeverisë e për qëllimet e saj, e me skenare te ngjashem me ata te Sigurimit të Shtetit të dikurshëm dhe të banuar mbi letra anonime e së tjera perversitete antiligjor e antishtet, ju ngarkon me përgjegjest teper te rende”, thekson Vasili.
Nuk vonoi shumë dhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla në përgjigjen e saj, thotë se vendosi Kuvendin në funksion të skenarëve të neveritshëm politikë.
”Veprimet e mia si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë udhëhiqen vetëm nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, ligjet dhe Rregullorja e Kuvendit. Në deklaratën time të datës 27 korrik, nisur nga interesimi i madh i mediave, informova mbi letrën drejtuar Kryetares së Kuvendit nga Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, institucion i cili raporton në Kuvendin e Shqipërisë, “Informacion mbi disa çështje të cilat Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ndesh gjatë punës së tij të përditshme”.
Letra e Vasilit
Letra e Lindita Nikollës