Vasili: Loja e Ramës për marrëveshjen e detit me Greqinë
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, thotë se kryeministri Edi Rama po mashtron publikun në lidhje me çështjen e marrëveshjes së detit me Greqinë. Vasili ka publikuar një deklaratë të vitit 2018 nga Rama, ku askokohe thoshte që një marrëveshje si kjo kalohet në Kuvend dhe pastaj në Gjykatën Kushtetuese.
Përmes një shkrimi të publikuar në facebook, Vasili shprehet se sot Rama thotë se Presidenti Ilir Meta është kryefjala dhe se pa dijeninë e tij nuk mund të ketë marrëveshje. ”Pra sipas Ramës do të ishte Parlamenti sovran, që do ta miratonte marrëveshjen dhe ndonjëri po të kishte ndonjëri ankesë mund të shkonte në Gjykatën Kushtetuese kur të ngrihej. Pra Zero referencë për Presidentin nga Rama, thuajse ai nuk ekzistonte fare”,- deklaron Petrit Vasili.
Postimi i plotë i Petrit Vasili në Facebook:
Kryeminister medioker dhe i paafte, ç’thote sot s’e thote neser! Mediokriteti dhe paaftesia e Edi Rames eshte bere proverbiale dhe unike ne historine e Shqiperise. Pa asnje diskutim ai nuk ka rivale dhe do mbetet kampioni vetmitar historik i nje paaftesie pa kufi. Lidhur me Marreveshjen e Detit me Greqine ne 4 tetor 2018 Edi Rama deklaronte ne Real Story:
“Parlamenti është sovran në këtë pikë. Nëse do të realizojmë një Marrëveshje sigurisht që ne do ta kalojmë në Parlament dhe pastaj Gjykata Kushtetuese vërtetë sot nuk mund të gjykojë, por ajo është e hapur. Kush ka pretendime mund të rregjistrojë pretendimin, mund ta depozitojë çështjen, dhe në momentin që bëhet funksionale, ajo mund ta rimarrë çështjen”, u shpreh Rama.
Pra sipas Rames do te ishte Parlamenti sovran, qe do ta miratonte Marreveshjen dhe ndonjeri po te kishte ndonjeri ankese mund te shkonte ne Gjykaten Kushtetuese kur te ngrihej. Pra Zero reference per Presidentin nga Rama, thuajse ai nuk ekzistonte fare.
Dhe ja i paafti Rama ne 3 shtator 2020 po per Marreveshjen e Detit deklaron: “Jam i bindur që presidenti e di shumë mirë që ia fut kot, sepse po të kishte një marrëveshje patjetër që presidenti do të ishte në dijeni për këtë dhe nuk do të kishte një marrëveshje pa dijeninë e presidentit”, Marrëveshja shkon te presidenti. Është presidenti ai që e firmos marrëveshjen ose e apelon. S’ka marrëveshje pa firmosur presidenti” u shpreh Edi Rama sot ne Vlore.
Sot ne 3 shtator 2020 per te paaftin Edi Rama, Presidenti u be kryefjala, kurse dje ne tetor 2018 Presidenti nuk ekzistonte per Edi Ramen. Cfarë derdimeni politik!! Edhe i paafte, edhe medioker, edhe tradhetar jane shume per nje vegjetues ne karrigen e kryeministrit. Duhej te kishte ikur me kohe…megjithate me mire vone se kurrë!!