Vasili: Majkos për të folur për Teatrin i sëmuret goja, ndërsa për të bërë alibinë e hajdutërisë së votimeve të 2017 i vjen goja
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për deklaratat e sotme të ministrit për Diasporën, Pandeli Majko. Ministri i kabinetit “Rama” ju shmang debatit për Teatrin Kombëtar duke deklaruar se ditën që u shemb godina ai nuk mund të fliste, pasi kish bërë një operacion.
Lidhur me këtë qëndrim, Vasili shprehet se ministrit i është mbyllur goja për Teatrin, por mbron manipulimet e zgjedhjeve nga ana e Rilindjes.
“Majkos për të folur për Teatrin i sëmuret goja, ndërsa për të bërë alibinë e hajdutërisë së votimeve te 2017 i vjen goja. 15 Kushte ka nga BE, ku sa një mal janë vjedhja e zgjedhjeve dhe ku dosja 184 dhe 339 janë turpi mbarë botëror i qeverisë së Majkos.
Këta hajdutë do të administrojnë votën e diasporës? Ka shqiptarë që e ha këtë kokërr ulliri? Kush i beson flokët e bardha me qëllime të zeza? Megjithatë edhe shumë seriozisht nuk duhet marre, se ky Majko ka parimin e Shvejkut: ” ç’më duhet mua se çfarë them unë””,- shkruan Petrit Vasili në një reagim në Facebook.