Vasili: Mashtrimi i Ramës kaloi kufijtë, thotë se nuk ka krim shqiptar

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili deklaroi sot se mashtrimi i Edi Ramës kaloi dhe kufijtë e vendit dhe tashmë po kërkon të bindë dhe BE.
Në një deklaratër për mediat, Vasili ju referua deklaratave të Edi Ramës sot në Gjermani, kur deklaroi se në Shqipëri nuk ka krim.
“Mashtrimi kaloi gjithë kufijtë. Rama në një forum ndërkombëtar në Mynih deklaron se “krimi shqiptar nuk ekziston. Nuk ka krim shqiptar”. Pra Edi Rama guxon të thotë se nuk ka krim shqiptar”,- deklaroi Vasili.
Vasili tha se ndryshe nga sa thotë Edi Rama janë institucionet ndërkombëtare si Departamenti Amerikan i Shtetit që dëshmojnë se krimi në Shqipëri është i lidhur me qeverinë.

“Çfarë thotë DASH përkundrejt mashtrimeve të këtij gënjeshtari pa shërim, por nuk është thjesht një gënjeshtar, e ka rrëmbyer krimi për zverku dhe nuk e lë të flasë, por e detyron të gënjej sepse përpara se t’iu lexoj se çfarë thotë Departamenti Amerikan i Shtetit, ju e dini që kriminelët ky i ka në Kuvend të Shqipërisë, deputet kriminel dhe me rekorde kriminale, i njihni të gjithë. Kryetarët e Bashkive me rekorde kriminale, shpërndarës droge e hajdutë e çfarëdo që të jenë i njihni të gjithë e plotë drejtorë e njerëz të tjerë që përbëjnë kastën e tij drejtuese. Këtë e dinë të gjithë, por çfarë thotë Departamenti Amerikan i Shtetit: “Shqipëria është vend burimi i kanabisit që drejtohet nga krimi i organizuar, është vënë tranziti për heroinën e kokainën “, që komandohet gjerësisht dhe lehtësisht nga krimi i organizuar dhe lëviz drogërat e paligjshme pasi korrupsioni i lartë, mungesa e qeverisjes, pra qeveria e keqe që ia bën autostradë, ia bën shumë të lehtë këtë gjë”,- deklaroi Petrit Vasili.

VIDEO/Deklarata e plotë për mediat e Nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili: 

https://arkiva.kohajone.com/rama-e-kap-keq-me-be-do-te-martohet-me-ne-por-sna-flet-krimi-i-organizuar-jo-vec-ne-shqiperi/

 

SHKARKO APP