Vasili me kandidatin e koalicionit ”Shtëpia e Lirisë”: Me Elton Banon, Lushnja do ndryshojë rrënjësisht
Këtë të dielë (6 mars) do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki, ndaj dhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili është takuar me kandidatin e koalicionit ”Shtëpia e Lirisë”. Vasili thotë se me Elton Banon në krye, bashkia e Lushnjes do të pësojë një ndryshim rrënjësor.
Postimi i plotë
Me Elton Banon, përfaqesuesin e shkëlqyer të komunitetit lushnjar. Me fitoren e padiskutueshme të Elton Banos më 6 mars, në Lushnje merr fund arroganca dhe diskriminimi rilindas. Që varfëroi dhe zhyti në mjerim fermerët e saj punëtorë dhe të ndershëm. Ndryshimi rrënjësor dhe gjithë përfshirja janë e ardhmja e Bashkisë së Lushnjes.