Vasili: Menaxhimi kuturu i pandemisë shkatërroi ekonominë
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shprehet se menaxhimi kuturu i pandemisë nga qeveria “Rama” po sjellë shkatërrimin e ekonomisë së vendit.
Në një video mesazh në Facebook, Vasili shprehet se mënyra sesi qeveria ka vendosur strategjinë e testimeve ka sjellë dhe shtyrjen e efekteve të saj dhe jo ndalimin në kohë.
Po ashtu, Vasili shprehet se oraret pa logjik të qeverisë për bizneset po sjellin falimentimin e sigurt të tyre.
“Menaxhimi kuturu i pandemisë. Menaxhimi kuturu, antishkencor dhe tërësisht i ç’organizuar i pandemisë shkatërroi ekonominë shqiptare!”,- shprehet Vasili.
Video mesazhi i Petrit Vasilit në Facebook:
https://www.facebook.com/petritvasil/videos/265735284566008/