Vasili: Naftëtarët e Ballshit pa bukë, maskarenjtë e qeverisë duhen ndëshkuar pa asnjë hezitim

Lëvizja Socialiste për Integrim është shfaqur në mbështetje të naftëtarëve të Ballshit të cilët sot kanë nisur një grevë urie pa afat deri në plotësimin e kërkesave të tyre nga ana e qeverisë shqiptare.

Pas ish-deputetes Kejdi Mehmetaj, një reagim i ashpër vjen nga nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i cili përmes rrjeteve sociale thekson se qindra naftëtarëve u janë vjedhur pagat, u është vjedhur  buka e gojës nga qeveria dhe oligarkët e saj.

“Naftëtarët e Ballshit dhe maskarenjtë e qeverisë! Qindra naftëtarëve u janë vjedhur pagat, u është vjedhur buka e gojës nga qeveria dhe oligarkët e saj. Armo është shndërruar në plaçkë për vjedhje, për fushatë dhe emërime elektorale. Qindra naftëtarë janë mashtruar në çdo fushatë elektorale nga rilindja me premtime të pacipa.

Sot naftëtarët janë pa bukë dhe pa shpresë, sepse qeveria i braktisi në mjerim në mes të katër rrugëve, megjithëse kanë fituar ligjërisht të gjithë të drejtat e tyre. Qeveria dhe policia e rilindjes i godet dhunshëm dhe egërsisht naftëtarët, që i ka vjedhur ditën për diell. Maskarenjtë e qeverisë duhen ndëshkuar pa asnjë hezitim”,– shprehet Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

SHKARKO APP