Vasili: Ndërkombëtarë dëgjoni sovranisin e drogës dhe hajdutërisë (VIDEO)

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për sulmet që Edi Rama bëri sot ndaj ambasadoreve të SHBA dhe BE në Tiranë. Duke publikuar në fjalimin e Edi Ramës me tone kritike ndaj diplomatëve, Vasili fton ambasadorët të dëgjojnë atë që e quan “svovranistin e hajdutërisë”.

“Ndërkombetare dëgjoni sovranistin. Ndërkombëtarë merrni shënime po flet Sovranisti i hajduterisë!! Nderkombetarë oportunizmi pa princip ju detyron të dëgjoni Sovranistin e koncesioneve. Ndërkombetarë konformizmi ju shtrëngon të dëgjoni Sovranistin e drogës. Ndërkombëtarë paqëndrueshmeria ju imponon te shikoni Sovranistin që shqyen marrëveshjet!”, – shkruan Vasili në Facebook.

SHKARKO APP