Vasili: Në Kosovë e kanë kuptuar që Edi Rama është tradhtar

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ndaj deklaratës së Edi Ramës, pas vizitës në Gjermani, ku tha se në Kosovë nuk e kuptojnë mini-shengenin me Serbinë.

Në një postim në Facebook, Vasili shprehet: “Ky Edi Rama thotë që: nuk e kuptojnë minishengenin në Kosovë. Në Kosovë kanë kuptuar shumë qartë atë që duhet se : Edi Rama është një tradhtar i interesave të Kosovës. Në Kosovë kanë kuptuar edhe se: Nuk mund të lejojnë Edi Ramën të shesë interesat e Kosovës, siç po shet përditë interesat e Shqipërisë”.

 

SHKARKO APP