Vasili: Në përgjime ka dalë dhe Rama, Dako e Gjiknuri… Horrat e qeverisë nuk arrestohen, ndërsa Çili po!
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reagua sot për arrestimin e botuesit dhe gazetarit, Henri Çili. Vasili shprehet se në përgjime kanë dal Edi Rama, Damian Gjiknuri, Vangjush Dako dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë, por ndaj tyre nuk është kryer asnjë veprim.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit:
Horrat e qeverisë nuk arrestohen, ndërsa Çili po!
Kur Edi Rama, Gjiknuri e deputete dalin sheshit ne pergjimet e prokurorise qe kryejne krimin e blerjes votave me furgone te mbushur me horra nuk arrestohen.
Kur Etilda Gjonaj bashke banden e ministrise drejtesise falsifikojne e mashtrojne per te rrembyer Gjykaten Kushtetuese, duke konsumuar vepra penale pa fund nuk arrestohen
Kur del nga pergjimet e prokurorise Vangjush Dako qe behet njësh me kriminele nuk arrestohet.
Kur del sheshit korrupsioni i ministrave tek Unaza e re qe shkon gjer ne Amerike nuk arrestohen.
Kur falsifikon e mashtron Dvorani per te rrembyer Gjykaten Kushtetuese nuk arrestohet.
Arrestohet Henri Çili se nuk duhet te arrestohen kurrsesi keta.
Ne 2 mars te gjithe ne bulevard per drejtesine e barabarte per te gjithe.
KOHA JONË SONDAZH

