Vasili: Në tetor të gjithë me makina, i çmenduri do të zbrapset me bisht nën shalë
Së fundmi kryeministri Edi Rama, ka thënë se fundjava e mbyllur do të vazhdojë, e diela pa makina do bëhet traditë nga tetori deri në mars 2021. Lidhur me këtë, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili përmes një video të postuar në facebook, e cilëson si çmendurinë e rradhës. Vasili thotë se Rama do të marrë hak për besimtarët myslimanë që dolën në sheshe dhe në xhami për faljen e Fiter Bajramit. Nga ana tjetër, Vasili i drejtohet qytetarëve me thirrjen që të dielën e parë të tetorit të ndezin makinat e të dalin. “Të dalë me makinë të dielën e parë të tetorit e të shohim çfarë do bëjë ky frikacak, si do tërhiqet turpshëm, në rast se do jetë në atë karrige deri në tetor”.
Fjala e plotë:
Ju kam parë të gjithëve të preokupuar për cmendurinë e radhës të kryeministrit që do bllokoka makinat për ditën e dielë nga tetori deri në mars.
Ju e patë se si kryeministri ynë që ka filluar flet me ojna e përkëdhelet e dridhet në videot që bën, u përpoq të tregonte se meqenëse u zbraps turpshëm në ndalimin e tij heretik, të mallkuar për të penguar faljen e Bajramit, u përpoq të marrë hak të shpikë këtë mbyllje 5 mujore për të gjithë të dielat.
Kam një lutje për të gjithë ju miqtë e mi, nuk ka nevojë t’i ktheni përgjigje këtij të çmenduri, mos lodhni veten as me argumentet, nuk kupton, ka vetëm një përgjigje, të gjithë bashkë që ditën e parë që do guxojë ta bëjë këtë gjë, të marrim makinat edhe ata që nuk e kishin në plan për ti marrë, e të dalim të gjithë së bashku në rrugë.
Ç’do bëjë ky i marrë? Do arrestojë dhjetra e mijëra qytetarë në një ditë? Asgjë sdo bëjë, do fusë bishtin në shalë e do ikë.
Të dalë me makinë të dielën e parë të tetorit e të shohim cfarë do bëjë ky frikacak, si do tërhiqet turpshëm, në rast se do jetë në atë karrige deri në tetor.
https://www.facebook.com/petritvasil/videos/247355692995452/?__xts__[0]=68.ARBUX36tvqnJGYi3ptVjV6wgjE0pX0CVvYoY5VGAiAni9ehleTWpWhBKIB03tg8Xa6OxUxqHD8fhhEU792zG9WkUZemNtVcmQFVfkAuN-x4EkGva1QvHdApnVTuzNFRbluNjALF8uifagEoeXAy5sPwY_rHHLOdAXQXFC_nUBifaGb0_ZTBen9hkp0sFZpVNSGZlktCb2zoMywhHe6K57Bnk3RGwjyOpPIMKm038CklJq4IQRkxgwXpwIXyiwEyhDavtskxsA18gREWqZAVs2-cVP_15lOUhP9LSQGqLMbXzCrLdtD_e4cYQ5-kWbvFywkhChZN9jNtIHh7tAqxFrvlNAnLvy8qzMr7p3z91&__tn__=-R