Vasili: Një propozim për Ministrinë e Shëndetësisë
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili u sugjeron institucioneve të Ministrisë së Shëndetësisë që të aplikojnë mënyrat e reja për pacientët me koronavirus. Vasili shprehet se kur të sëmurët kanë shenjat klinike të COVID19, sipas analizave me skaner, atë duhet të dërgohen në spitalet e posaçme.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit:
“Nje propozim i domosdoshem Ministrise se Shendetesise per trajtimin klinik te rasteve te renda me COVID- 19!!!
Ne Kine por edhe ne Itali ne momentet kur epidemia u thellua u vendos qe :
Ne rastet kur ne Skaner konstatohet:
1.Pneumoni bilaterale te shoqeruar me
2.Limfopeni dhe 3.Hypoalbuminemi sensitiviteti i diagnozes per Covid-19 rezultonte me 87% mundesi, perkundrejt 60% te mundesise per tampon pozitiv.
Edhe insuficenca e thelle respiratore kërkon ventilim mekanik ne vlere te Saturimit oksigjenit ne masen 90%.
Nderkohe ne Shqiperi pacientet mbahen neper spitale rajonale deri ne 5-6 ore bile edhe me shume, deri sa te dale pergjigja ta mponit dhe vetem me pas lejohen te dergohen ne Sp Infektiv ose Sanatorium. Kujtoj ketu se nderkohe qe mund te rezultoje tamponi negativ, kjo nuk e perjashton pneumonine bilaterale atipike nga te qenit perpara nje rasti Covid-19. Keta paciente nese tamponi u del negativ futen ne reanimacionet e spitaleve jo Covid duke rrezikuar te afektojne pacientet e tjere qe jane ne terapi intensive per shkaqe te tjera shendetsore.
Propozimi konkret eshte: Te semuret me tre shenjat e mesiperme duhet te trajtohen detyrimisht ne Spitalet e COVID-19. Ministria e Shendetesise ta percaktoje me Urdher nje qendrim te tille mjekësor te detyruar per te gjithe Spitalet e vendit”.