Vasili: Nuk heqim dorë nga largimi i Ramës si kryeministër. Çmontuam projektin për rrëmbimin e zgjedhjeve

I ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, ish-deputeti i LSI-së Petrit Vasili u shpreh se në këshillin politik PS propozoi që të gjitha komisionerët të jenë pjesë e administratës, që sipas Vasilit janë të politizuar.

Vasili: Propozimi në fillim ka qenë që të marrë të gjitha komisionet dhe t’i pajisur me komisionerë të administratës që është e kapur dhe e politizuar. Ky komplot shumë i rëndë i evitua falë një aksioni të opozitës.

Nenkryetari i LSI-së Petrit Vasili u shpreh se aksioni politik i opozitës nuk përjashton asnjë instrument.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vasili: Aksioni politik nuk përjashton asnjë instrument. Të gjitha instrumentet në 360 gradë, qysh nga demaskimet e përditshme, malet me drogë, edhe 1 miliardë lekë për parkun Rinia. Do të vazhdojmë me intensitet gjithmonë më të shtuar, deri kur pushteti të vendoset me votë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?