Vasili nxjerr dokumentin: Rama mashtron, nuk kishte asnjë pretendim për 5 qershorin!
Nënkrytari LSI, Petrit Vasili, ka reaguar sërish lidhur me prishjen e marrëveshjes së 5 qershorit nga mazhoranca, me në krye Kryeministrin Edi Rama.
“Edi Rama mashtron hapur kur flet për Reformën Zgjedhore dhe ndryshimet kushtetuese e shkatërrimin e marrëveshjes së 5 qershorit”,- shkruan Vasili në një postim në Facebook.
Në vijim postimi i plotë i Vasilit
Rama mashtrues, nuk kishte asnjë pretendim për 5 qershorin!(Dokumenti).
Edi Rama mashtron hapur kur flet për Reformën Zgjedhore dhe ndryshimet kushtetuese e shkatërrimin e marrëveshjes së 5 qershorit.
Përfaqësuesi i Ramës në Keshillin Politik, Damian Gjiknuri, i ka konfirmuar me shkrim (e-mail) këtij Keshilli se nuk ka asnjë pretendim për kodin e miratuar konsensualisht sipas 5 qershorit.
Ndaj Rama është thjesht nje dhunues i kushtetutës, një uzurpator pushteti, një karagjoz politik dhe duhet trajtuar si i tillë.
Shikoni e-mailet që provojnë qartë se Rama nuk kishte asnjë pretendim.