Vasili nxjerr foton: Rama, përçarësi i pabesë anti-Kosovë
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, përmes një postimi në facebook, ka akuzuar se kryeministri Edi Rama është përçarësi i pabesë anti-Kosovë. “Në emër të besës së dhënë në Beograd ky e shet Kosovën dhe gjithçka lidhet me Kosovën. Por Kosova dhe burrat e saj, që e qeverisin ja kanë kthyer përgjigjen palaços përçarës. Burrat e Kosovës i bëjnë zgjedhjet shembullore dhe jo si ky “idiot” politik, që bën zgjedhje me një parti që as Milosheviçi i tij i dashur nuk i bënte më”.
Postimi i plotë
Palaçua Rama apo perçaresi i pabese antiKosove! Me kurajon qe vetem nje palaço i pabese mund te kete, Rama kerkon te fuse me çdo kusht percarjen ne Kosove. Dje mbronte haptas taksen 100% ndersa sot ben sikur perkrah heqjen e takses. Dje shtrengonte duart mbi flamur me Ramushin dhe shante Albinin. Sot hedh ne gjyq dhe shan Ramushin dhe mburr Albinin. Ka vetem nje bese ky. Asaj po i qendron besnik, beses se dhene ne Beograd.
Ne emer te beses se dhene ne Beograd ky e shet Kosoven dhe gjithshka lidhet me Kosoven. Por Kosova dhe burrat e saj, qe e qeverisin ja kane kthyer pergjigjen palaços percares. Burrat e Kosoves i bejne zgjedhjet shembullore dhe jo si ky “idiot” politik, qe ben zgjedhje me nje parti qe as Milosheviçi i tij i dashur nuk i bente më.
Kosova mbulohet vetem nga bora e bardhe e maleve dhe jo si Rama qe e mbuloi anembane Shqiperine me te bardhen e droges. Kosova e zhvillon bisnesin ndersa ky e ka lene Shqiperine ku e ku pas Kosoves. Ndaj Kosoves i mbetet qe vetem te beje gjithmone te kunderten e saj, qe thote palaçua perçares dhe do te jete gjithmone ne rregull. Shihni fotot dhe kuptoni vete sharlatanin qe dje mbronte taksen sot ne emer te percarjes thote te kunderten.
KOHA JONË SONDAZH

