Vasili nxjerr videon: Ja çfarë ngjet kur Epidemiologu Popullor Edi Rama drejton komitetin e ekspertëve të COVID-19

Nga Petrit Vasili

Ja çfarë ngjet kur drejton Epidemiologu Popullor Edi Rama komitetin e ekspertëve të COVID-19!(VIDEO).

Dje Edi Rama drejtoi në mënyrë të paligjshme mbledhjen e Komitetit te Ekspertëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Se sa kupton ai nga Epidemiologjia, por dhe nga nocionet minimalisht shkencore kjo dihet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një nga specialistët pohoi dje se bërja e vaksinës u siguron qytetarëve imunitet pasiv.

Ky është një pohim i gabuar, pasi vaksinat sigurojnë vetëm imunitet aktiv.

Imuniteti Aktiv është një mbrojtje shumë e gjatë në kohë në disa raste edhe për të gjithë jetën.

Ndërsa imuniteti pasiv është një mbrojtje shumë e shkurtër në kohë dhe jo e përhershme.

Natyrshëm specialisti mund të ketë bërë ndoshta një lapsus, por askush nuk e korrigjoi dhe opinioni publik mori një informacion të gabuar.

Nëse Komiteti i Ekspertëve do të funksiononte sipas ligjit do të kishte debate dhe natyrshëm edhe korrigjime eventuale mes kolegësh.

Po kur drejton Epidemiologu Popullor Edi Rama mbledhjet e eksperteve gjithçka mund të thuhet….sepse në fund te fundit dihet që ai nuk kupton asgjë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?