Vasili nxjerr videon: Ja si i mashtroi Edi Rama fermerët. Koha për shpagim!

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka postuar një video të Kryeministrit Edi Rama, gjatë fushatës elektorale të 2017, ku premtonte se do t’u jepte fermerëve 232 milionë dollarë subvencione.

Në postimin e tij në Facebook, Vasili shkruan se “ky gënjeshtar nuk ka lënë shqiptar e fermer pa mashtruar, vetëm oligarkët nuk i ka gënjyer”.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook

Ja si Edi Rama mashtroi pacipësisht fermerët !(VIDEO).

Premtoi se do t’u jepte 232 milionë dollarë subvencion fermerëve gjatë katër viteve 2017 deri në 2020 dhe në fakt u dha fermerëve vetëm 30 milionë dollarë. Pra 750% gënjeshtar.

Ky gënjeshtar qe nuk ka lënë shqiptar pa mashtruar, fermer, bisnesmen të vogel të mesëm e të madh, mjek, infermier etj. Ka mbjellë vetëm mjerim në çdo shtresë të popullsisë.

Gënjeshtari vetëm oligarkët nuk i ka gënjyer.

KOHA PËR SHPAGIM !!

SHKARKO APP