Vasili shpërndan videon e Presidentit Meta: Na kishte marrë malli për Edi Ramën që i thotë të vërtetat siç janë

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka sjellë edhe një herë videon që Presidenti Ilir Meta, ku Kryeministri Edi Rama, në atë kohë ministër Kulture, fliste në lidhje me mbrojtjen e qendrës historike të Tiranës, ku bën pjesë edhe godina e Teatrit Kombëtar.

Përpos videos, Vasili shprehet se “Na kishte marrë malli për këtë Edi Ramën objektiv, që nuk genjen fare që thotë të vërtetat siç janë. Nuk e marr vesh pse u bë më pas kaq gënjeshtar i madh ky Edi Rama.”

Postimi i plotë i Vasilit

Na kishte marrë malli për këtë Edi Ramën objektiv, që nuk gënjen fare që thotë të vërtetat siç janë.

Nuk e marr vesh pse u bë më pas kaq gënjeshtar i madh ky Edi Rama.

Kush e prishi këtë njeri xhanëm?
Kush e mori në qafë?

Kush e mëson që të futet në errësirë?

Pse e shpërdorojnë naivitetin e tij saqë e bëjnë të duket edhe si tuaf edhe si matuf?

Ishalla vazhdon kjo koherenca dhe transparenca, që të rrojmë e ta kujtojmë të mirin Edi Rama që e telendisi për dreq shoqëria e keqe!!

SHKARKO APP