Vasili: Opozita betohet se do të marrë hak për këto që bëri Rama dhe Veliaj

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, përmes një deklarate për mediat, është betuar për të marrë hak ndaj gjithë atyre që urdhëruan dhe zbatuan shembjen e teatrit Kombëtar dhe dhunimin e qytetarëve në protestë.

Nga ana tjetër, Vasili i ka bërë thirrje qytetarëve protestues, aktivistëve, artistëve që të mos përtojnë dhe të evidentojnë çdo veprim në mënyrë që dosja që kemi kundër Ramës të pasurohet akoma më shumë.

“U bëj thirrje të gjithë protestueseve, aktivistëve, qytetarëve që të mos përtojnë dhe të evidentojnë çdo veprim në mënyrë që ajo dosje që kemi përgatitur të pasurohet akoma më shumë me fytyrën e Edi Ramës. Kjo fytyrë do të ketë përballje një për një. Askërkush të mos ketë iluzione që do të dënohen vetëm ata që urdhëruan, por edhe ata që me zërin shtazarak kanë vënë këpucën e fëlliqur në fytyrën e qytetarëve të ndershëm. E dimë sesa policë janë, dimë e edhe ca që paguhen jashtë borderove.

Asnjë drejtësi nga kjo drejtësi nuk do t’i shpëtojë dot. Është një fat i paracaktuar që kushdo që sillet në mënyrë kriminale për hir të bukës së qelbur të trafikantëve, nuk do të shpëtojë kurrë. Është një betejë sy më sy. Është një hesap që e kanë ballë përballë secili për fajin që ka bërë”-deklaron Vasili.

Masakra ndaj shembjes me fadroma të Teatrit Kombëtar, një godinë ku ishte historia e aktorëve më të mëdhenjë shqiptarë, dhuna ç’njerëzore, korrupsion i hapur dhe fallsifikimi pa pikë frike i bashkisë së Tiranës, etj, janë fiksuar nga LSI dhe opozita se do të merret hak ligjor në çdo kohë që do të ndërrohet pushteti.

Presidenti Meta tha pardje se këto veprime të pushtetit dhe policisë janë të paamnistueshme.

SHKARKO APP