Vasili: Paradoksale shifrat e ulëta të infektimeve me vdekjet ditët e fundit

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, thekson se Ministria e Brendshme 4 ditët e fundit ka ulur testimin e tamponëve të kryer në 30 përqind, ku aktualisht nga 2745 tamponë të bërë nga autoritet shëndetësore publike dhe laboratorët privatë ditë e fundit janë realizuar rreth 1927 pra 821 tamponë më pak.

Sipas Vasilit këto shifra nuk përkojnë realitetit dhe se shifrat e ulëta të personave pozitivë konstatojnë dukshëm me vdekjet ditët e fundit. Nënkryetari i LSI-së theksoi se përballimi i Covid-19 kërkon seriozitet shkencor dhe se testimi është treguesi kryesor mbi situatën e pandemisë në vend

Postimi i nënkryetarit të LSI-së Petrit Vasili:

Paradoksi, ulen me 30% testimet per COVID!?

Ministria e Shendetesise brenda 4 ditesh i ka ulur testimet ne 818 me pak, pra nje ulje me 30%, nga 2745 ne 1927.

Sot personat e konstatuar pozitiv me COVID jane 461 ndersa ata qe kane humbur jeten 14.

A i pergjigjen realitetit faktik keto shifra?

Shifrat e ulta te pozitivitetit kontrastojne dukshem dhe “çuditshem” me vdekjet, qe sot  jane 14.

Si mund te pranohet qe ndersa situata edhe per shkak te stines shkon drejt rendimit testimet ulen ndjeshem.

Kur nuk ka asnje date se kur mund te filloje vaksinimi si mund te justifikohet ulja e testimeve si mase kyce per diagnozen si dhe per venien nen kontroll te situates.

Perballimi i situates kerkon seriozitet maksimal shkencor dhe rritje te parametrave te performances ku testimi eshte tregues prioritar absolut.

Çdo shpjegim qe priret nga nervozizmi propagandistik dhe  eshte nje lajm i keq per ndjekjen dhe perballimin e situates.

Treguesit e uljes progresive te testimeve mund ti shihni ne foto marre nga Ueb i Ministrise se Shendetesise.

SHKARKO APP