Vasili: Parashikimet e Ramës për pandeminë si për horoskopin. Menaxhim i papërgjegjshëm

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili e cilëson menaxhimin e pandemisë së koronavirusit nga qeveria “Rama” si të papërgjegjshëm. Në një deklaratë për mediat, Vasili u shpreh se situata nuk është drejt normalitetit dhe kjo për shkak të strategjisë së gabuar të qeverisë.

Ai tha se testimet nuk po kryhen në bazë të metodave shkencore, por kuturu. Ndërsa akuzoi Edi Ramën se parashikimet për ecurinë i ka njëlloj si parashikimi i horoskopit.

Nënkryetari i LSI-së kritikoi dhe një pjesë të ekspertëve që këshillojnë qeverinë, të cilët sipas tij, “për turpin e tyre po shkelin mbi profesionin”.

Video, deklarata e Petrit Vasilit

https://www.facebook.com/levizjasocialisteperintegrim/videos/319789708992046/

SHKARKO APP