Vasili: Për Metën dëshmorët janë krenari, për atdheshitësin Rama janë gjak i rremë!

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, ka ndërhyrë në replikat dhe akuzat në distancë mes Presidentit të Repyublikës Ilir Meta dhe kryeministrit të vendit Edi Rama lidhur me debatin e dekorimeve të dëshmorëve.

Përmes rrjeteve sociale, Vasili shprehet se për Ilir Metën dëshmorët janë krenari, ndërsa për atdheshitësin Rama janë gjak i rremë!!

Reagimi i Vasilit

Për Metën dëshmorët janë krenari, për atdheshitësin Rama janë gjak i rremë!!

Veneracioni patriotik atdhetar i Metës për dëshmorët e atdheut ka nxjerrë në pah më qartë se kurrë urrejtjen e vjetër histerike dhe të egër të Edi Ramës për dëshmorët!

Dëshmorët e atdheut janë pa asnjë dyshim një pasqyrë e pamëshirshme për portretin e pisët, pa moral, anti-atdhe dhe pa parime të Edi Ramës.

Prandaj për Edi Ramën gjaku i 28 mijë dëshmorëve ka qenë “gjak i rremë” dhe nuk ka qenë për të as shembull vetëmohimi e sakrifice sublime dhe as model frymëzimi i përjetshëm.

Edi Rama në 1992-n, në Librin “Refleksione” pacipësisht shkruan për dëshmorët:

“U ulëm të zbërthenim mitologjinë e 28 mijë dëshmorëve.

Gjaku i rremë në themel të kolltuqeve nisi tërmetin“.

Ndaj shqetësohet dhe renegati pa atdhe Edi Rama, nga patrioti atdhetar Ilir Meta, që i vlerëson shumë lart dëshmorët si krenari kombëtare, si shembull, si pasqyrë që nxjerr në shesh atdhe-shitësit e syfetit Rama.

SHKARKO APP