Vasili: “Për vullnetarizmin”, nisma ndihmon në shëndoshjen e shoqërisë
Kuvendi nis punimet e seancës së radhes me diskutimin e projektigjit “Për punën vullnetare”, propozim ky i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI).
Nga ana e tij, kryetari i grupit të LSI-së, Petrit Vasili, e cilësoi nismën ‘për vullnetarizmin’ si një nga më të dobishmet dhe që ndihmon në shëndoshjen e shoqërisë sonë.
“Nisma e sotme, që vjen pas konsultimit me disa institucione ndërkombëtare, rregullon dhe vendos në shina ligjore një veprimtari, që në dy vitet e fundit ka shënuar një rritje të dukshme në vend. Vullnetarizmi duhet konsideruar si një veprimtari që ndihmon në shëndoshjen e shoqërisë dhe nxit angazhimin civil”, theksoi Vasili.
KOHA JONË SONDAZH

