Vasili: Po përjetojmë një ditë të shkëlqyer dhe interesi i qytetarëve është vërtet impresionues
Në një deklaratë për mediat, nënkryetari Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, deklaroi se pjesëmarrja e qytetarëve dhe interesi i tyre për zgjedhjet e sotme është i lartë dhe kështu duhet të jetë deri në minutën e fundit të mbylljes së qendrave të votimit.
Deklarata e Vasilit
Mirëdita në këtë komunikim të parë me ju të nderuar qytetarë. Kemi kënaqësinë të pohojmë që kemi një proces të gjerë, i cili ka filluar pozitivisht dhe i qetë në të gjithë vendin dhe kështu duhet të vazhdojë.
Gjithashtu pjesëmarrja e qytetarëve dhe interesi i tyre është i lartë dhe kështu duhet të jetë deri në minutën e fundit të mbylljes së qendrave të votimit. Ju bëjmë thirrje qytetarëve të marrin pjesë gjerësisht në këtë votim. Çdo gjë po shkon ashtu siç duhet. Çdolloj problemi dh çdolloj çështjeje është zgjidhur.
Unë kam kënaqësinë t’ju njofton që të gjithë administratorët e LSI anembanë vendit janë në krye të detyrës dhe po e kryejnë atë më së miri dhe ashtu do ta kryejnë deri në minutën e fundit të mbylljes së këtij procesi, por edhe deri në numërimin e votës së fundit.
Ne do të informojmë opinionin publik që edhe ndonjë problem i informuar gabim lidhur me një qendër votimi në Elbasan ishte një problem që nuk kishte lidhje me LSI-në apo me ndonjë gjë tjetër, ishin thjesht burokraci të momentit që nuk kishin lidhje me të, por me administrimin nga qendra e votimit.
Në këtë mënyrë i bëj një thirrje të gjitha KZAZ-ve që të jenë sa më të shpejta për marrjen e vendimeve për çështje të vogla, sepse fluksi i madh i qytetarëve nuk mund të presë.
Vërtet po përjetojmë një ditë të shkëlqyer dhe interesi i qytetarëve është vërtet impresionues. Kështu duhet të vazhdojë dhe ne i bëjmë thirrje qytetarëve të vazhdojnë të votojnë gjerësisht, sepse patjetër sot është një ditë e mrekullueshme, është një ditë e mirë dhe kështu duhet të përfundojë. Dhe kjo maturi, kjo qetësi që po karakterizon procesin dhe ky optimizëm është sigurisht një ogur i mirë për zgjedhjet, për përfundimin e tyre por edhe për rezultatin e tyre.
Ju faleminderit që të gjithëve dhe punë të mbarë gjithë komisionerëve tanë. Dhe votoni, votoni, votoni pa u ndalur.
Faleminderit të gjithëve!