Vasili: Prokuroria më rilindase se edhe vetë Edi Rama

Ish-kreu i deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka akuzuar Prokurorinë se po zvarrit procesin e hetimit për Valdrin Pjetrin. Sipas Vasilit Prokuroria vijon të shtyjë vendimmarrjen për t’i dhënë kohë Edi Ramës që të kalojë hallin.

“Prokuroria e linduar nga Fake reforma në drejtësi e rilindjes është realisht më militante se rilindja vetë”, shkruan, ndër të tjera, Vasili.

Në vijim reagimi i plotë i Vasilit

Prokuroria më rilindase edhe se Edi Rama!!

Në vend të vepronte në mënyrë të rrufeshme për Valdrin Pjetrin, prokuroria vazhdon të zvarritet e vihet në shërbim të rilindjes duke ia kaluar edhe vetë asaj.

Valdrin Pjetri dha dorëheqjen kurse prokuroria vazhdon dhe rri e shtyn vendimmarrjet per t’i dhënë kohë rilindjes dhe Edi Ramës të kalojë hallin, qe nuk e kalon dot.

Të njëjtën gjë bëri edhe kur Edi Rama i bëri thirrje policisë që të hidhte uniformat e të bënte fushatë për PS në 2017. Edi Rama kërkoi edhe falje për fajin e tij, ndërsa prokuroria militante ia kaloi edhe Edi Ramës vetë dhe mbylli çështjen e tha se ai nuk kishte bërë faj.

Sot po kjo prokurori që kish nënshkruar marrëveshje edhe me KQZ për verifikimin e kandidatëve jo vetëm s’e bëri detyrën ateherë por nuk e bën në mënyrë skandaloze edhe sot.

Qesharake vërtet!!

Prokuroria e linduar nga Fake reforma në drejtësi e rilindjes është realisht më militante se rilindja vetë.

Gjynah vertet për ata që” mahniten” nga kjo Fake reforma ne drejtësi që duke qenë sipas këtyre edhe “perlë” duhet të jetë edhe shembull mbarëbotëror.

SHKARKO APP