Vasili publikon pamjet e Ramës: Sovranisti qesharak, që i jepte këshilla Metës për SHBA, BE dhe Kushtetutën
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka reaguar sërish lidhur me nismën e kryeministrit Edi Rama për të ndryshuar në mënyrë të njëanshme Kushtetutën, gjë që zhbën dhe marrëveshjen e ndërmjetësuar nga SHBA dhe BE për reformën zgjedhore, që u firmos nga palët politike më 5 qershor.
Teksa publikon një video nga fjalimet e Ramës në rrjetet sociale, Vasili shprehet se sovranisti qesharak, që i jepte këshilla Metës për SHBA, BE dhe Kushtetutën
Reagimi i Vasilit
Sovranisti qesharak, që i jepte këshilla Metës për SHBA, BE dhe Kushtetutën….!!(VIDEO).
Shikoni ç’broçkulla ka folur ky humbameno.
Kur medemek do të shkarkonte Presidentin dhe i jepte mend atij për SHBA dhe BE.
Shiheni VIDEON dhe zbavituni.
https://www.facebook.com/petritvasil/posts/2401338610165957