Vasili publikon video: Rama dhe Gjiknuri, hajdutë të çertifikuar të votave të popullit me krimin e organizuar
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili akuzon kryeministrin Edi Rama, duke thënë se kërkon që të ndryshojë Kushtetutën për krimin dhe kundër popullit. Teksa ka postuar një video nga gazeta gjemane ”Bild” për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër, Vasili shton se ”Rama në shtërzimet e humbjes po sillet pështirshëm si zvarranik politik.
Shiheni VIDEON sesi hajdutet rilindas të votave, të njohur botërisht, i vënë vulën vjedhjes së votës me krimin në Dibër”.
Postimi i plotë i Vasilit
Hajdutët e votave flasin në “emër” të popullit? Rama dhe Gjiknuri, hajdutë të çertifikuar të votave të popullit me krimin e organizuar, kanë surrat dhe flasin gjoja në emër të tij. Ndryshimi i njëanshem i Kushtetutës nga Rama është vetëm në emër të krimit dhe kundër popullit.
Opozita kërkon listat e hapura 100% në emër të popullit. Koalicionin e shqiptarëve kundër Edi Ramës nuk e ndal e nuk dhe mund dot askush. Rama në shtërzimet e humbjes po sillet pështirshëm si zvarranik politik. Shiheni VIDEON sesi hajdutët rilindas të votave, të njohur botërisht, i vënë vulën vjedhjes së votës me krimin në Dibër.
Kujtojeni këtë VIDEO sa herë që këta hajdutë do të guxojnë të flasin për Reformën Zgjedhore dhe përbuzini dhe poshtëroni pa mëshirë ata dhe zorrat qorre përqark tyre. Kjo VIDEO është bërë publike nga gazeta gjermane ”BILD” dhe njihet anë e mbanë botës. Shqiptarëve nuk u lejohet ta harrojnë.