Vasili publikon videon: Mjaftojnë 52 sekonda për të kuptuar që Edi Ramës është mashtrues

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për deklaratat e sotme të Edi Ramës për furnizimin me ujë 24 orë në gjithë vendin.

Me anë të një video, Vasili publikon deklaratat e sotme të Edi Ramës dhe ato që ka bërë tetë vite më parë, ku premtonte saktësisht të njëjtën gjë.

“Kur kryeministri është një gënjeshtar cipëplasur si Edi Rama!! Ju lutem shiheni VIDEON.

Do të shpenzoni vetëm 52 sekonda. Por mjaftojnë plotësisht për të kuptuar se Edi Rama është thjesht një mashtrues dhe asgjë më shumë, që duhet të këpusë qafen dhe të ikë!!”,- shkruan Vasili në mesazhin e tij në Facebook.

SHKARKO APP