Vasili: Qëndrimi i Luan Ramës lexim personal, jo qëndrim i LSI

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, thotë se deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama  lidhur me raportin e FMN-së nuk është një qëndrim zyrtar i LSI-së, por i tij personal.

Por nga ana tjetër, kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim thekson se bashkëpunimi konstruktiv me Fondin Monetar Ndërkombëtar është me rëndësi për vazhdimin me sukses të reformave të nisura.

Vasili: “Qëndrimi i Luan Ramës lidhur me raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar nuk është një qëndrim zyrtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Është një lexim individual i tij i këtij raporti. Bashkëpunimi konstruktiv me FMN-në është me rëndësi për vazhdimin me sukses të reformave të nisura”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?