Vasili: Qeveria private e Edi Ramës, lakuriq përpara Kushtetutës!
Nga Petrit Vasili
Qeveria private e familjare e Edi Rames lakuriq perpara kushtetutës!!!
Edi Rama perfundimisht nuk nderton dot asgje tjeter perveçse nje qeveri private familjare si nje zgjatim interesash okulte financiare e politike.
Ministra te lindur ne kulisa tarafesh,interesash gjithfaresh dhe lidhjesh familjare e private ky eshte inkubatori i Edi Rames, qe pjell qeverite e tij si pulari e familjes.
Peng i interesave te erreta kunder te mires publike dhe kombetare,Rama dhe qeveria e tij si klonim i tyre jane vendosur ne konflikt te eger me Kushtetuten dhe ligjin.
Shkelja e kushtetutes dhe ligjit per Ramen nuk jane asgje per shkak te errjes se syve,qe shkaktojne pengmarrjet ne veri dhe lindje te Ballkanit.
Cfare eshte Edi Rama si minister i jashtem?
Eshte thjesht zgjatim i interesave te zymta dhe axhendave antikombetare, realizimin e te cilave ai s’mund t’ja besoje kerkujt tjeter vec vetes.
Edhe me koston per ta bere shume qesharake partine socialiste e cila eshte katandisur ose te zgjidhte nje kalaviç te telekomanduar nga Rama ose vete Ramen.
Per opoziten, Rama minister i jashtem eshte nje komoditet i jashtezakonshem, sepse demaskimi i axhendave te erreta do t’i behet ballas dhe ne sy vete autorit Rama,qe deri tani ka vepruar si struci duke fshehur koken e duke vene perpara si kamikax ministrat.
Kushtetuta dhe ligji jane nje pasqyre e pameshirshme e kesaj pularie me veze te helmuara per shqiptaret.
Lexoni edhe…
- Edi Rama: Do jem edhe Ministër i Jashtëm
- Manjani: Cakaj s’kishte certifikatë sigurie, tjetri s’ka certifikatë shëndetësie
- Kryeministri takon ministrin e ri të Jashtëm
- Bushati takon homologun e Italisë, Enzo Milanesi
- Berisha: Rama i bllokoi Bushatit pasaportën diplomatike
- Nga Enver Hoxha te Edi Rama, precedentët kur Kryeministri ka qenë edhe Ministër i Jashtëm
KOHA JONË SONDAZH

