Vasili: Rama dhe qeveria në akuzë, dështimi me pandeminë ka shkaktuar tërmetin më të rëndë ndaj shëndetit dhe jetës së njerëzve

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili deklaron se Edi Rama dhe qeveria e tij janë sot nën akuzë. Kjo pasi, sugjerimet profesionale ndaj qeverisë, si dhe propozimet ishin pa fund me shkrim, me zë e me figurë për zgjidhjen e situatës kritike që po shkakton pandemia e koronavirusit në vendin tonë.

Përmes rrjeteve sociale, Vasili thekson se Qeveria “Rama” zgjodhi t’i përbuzë e refuzojë në emër të qëllimit të mbrapshtë politik për të nxjerrë përfitim politik nga pandemia.

Por, thotë Vasili, dështimi ka shkaktuar tërmetin më të rëndë ndaj shëndetit publik dhe jetës së njerëzve.

Reagimi i Petrit Vasilit

Perballe COVID-it pa drejtim dhe ne kaos organizativ, qeveria te ike!

Pandemia ka vetem nje mekanizem perballimi- ORGANIZIMIN.

Ç’organizimi dhe shpikjet e dites kjo eshte historia qeverise ne perballjen me COVIDIN-in.

Qeveria humb kohe pa fund me VIDEO pa mesazh, me krijim sensibilitesh artificiale dhe pa shenjestruar problemin ne zemer te tij.

Mbrojtja e armates mjeksore dhe perforcimi i saj si dhe dekoncentrimi i ndihmes mjeksore per COVID ne rrethe dhe Qendra shendetesore sipas gravitetit te rasteve eshte HAPI numer 1 per te perballuar nje beteje te gjate e te veshtire.

Krijimi i nje logjistike mjeksore dhe asaj mbeshtetese te bollshme siguron eficience dhe eviton panikun,zemerimin e demotovimin ne sherbimin spitalor

Testim gjurmim trajtimi si VIA MAESTRA kerkon burime njerezore dhe logjistike qe ishin teresisht te realizueshme.

Veprime te qarta dhe te thjeshta dhe zero propagande kjo duhej te udhehiqte veprimet.

Qeveria zgjodhi me ndergjegje rrugen e gabuar.

Vetem nje qeveri profane si kjo behet pre e iluzionit se Pandemia mbyllet ne pak jave dhe kjo do te shfaqej si shpetimtarja e madhe.

Edi Rama dhe qeveria jane sot nen akuze.

Sugjerimet profesionale ndaj qeverise si dhe propozimet ishin pa fund me shkrim, me ze e me figure.

Qeveria zgjodhi ti perbuze e refuzoje ne emer te qellimit te mbrapsht politik per te nxjerre perfitim politik nga Pandemia.

Deshtimi ka shkaktuar termetin me te rende ndaj shendetit publik dhe jetes se njerezve.

Koha per te dhene llogari ka ardhur dhe hapi i pare eshte largimi i qeverise.

SHKARKO APP