Vasili: Rama gënjen nga mëngjesi në darkë. Populli po fle në çadra

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, duke folur për konferencën e kryeministrit Edi Rama, të mbajtur sot në drekë, deklaroi se kryeministri vetëm gënjen shqiptarët ditë e natë.

“Vetëm Edi Rama mund të rrijë 3 orë në konferencë, sepse nuk ka punë. Ai që do të gënjejë rri 3 orë përpara mediave. Edi Rama gënjen shumë, sepse nuk bind askënd. Njerëzit rrinë në çadër, kurse kryeministri rri në Kryeminitri. Edi Rama dhe Damian Gjiknuri bëjnë edhe gjyqtarin dhe arbitrin. Edi Rama dhe Gjiknuri po pengojnë integrimin e Shqipërisë në BE. Koalicionet janë të parashtruara në Kushtetutë. Listat janë ende të mbyllura. Kazinotë po ashtu janë hapur”, tha Vasili.

Petrit Vasili theksoi se shqiptarët po shikojnë përditë sesi qeverisen nga një tufë mashtruesish. “Në qeveri janë një tufë mashtruesish që vetëm gënjejnë për interesat e veta. Nuk kemi kërkuar asnjë ndryshim nga 5 qershori. Unë po them ja si gënjejnë këta në pushtet. pastaj shqiptarët janë ata që votojnë dhe vendosin”, u shpreh Vasili.

SHKARKO APP