Vasili: Rama i kapur në flagrancë deri në fyt me çështjen “McGonigal”
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili akuzoi kryeministrin Edi Rama se është i përfshirë në çështjen “McGanigal” deri në fyt.
“Tentuan të asgjësojnë pluralizmin në vend me seancën e sotme. Të tilla veprime, parlamenti nuk i kishte parë kurrë dhe asgjë nuk do të jetë normale. Rama u përmend 14 herë në dëshminë penale. Do i trajtojmë si banditë, ashtu si e meritojnë. Tmerri nga e vërteta dhe mbushja e Edi Ramës deri në grykë, i kapur në flagrancë, për çështjen “McGonigal”. Ky është i vetmi kryeministër që korrupton zyrtarë të lartë. Çlirimi i popullit është detyra jonë. Do të bëhet me të mirë dhe të keq, me të gjitha fortat. Mund t’ia lëmë në dorë vendin këtij shteti pengmarrës.”, tha Vasili.