Vasili: Rama mashtron, pamjet e rrahjes nga policia janë në Algjeri jo në Spanjë
Vasili: Edi Rama mashtron, pamjet e rrahjes nga policia janë në Algjeri jo në Spanjë
Kryeministri Edi Rama postoi ditën e sotme një video që shfaqte forcat e policisë duke rrahur qytetarët që rrinin të grumbulluar. Sipas kryeministrit videoja është bërë në Spanjë dhe Policia Shqiptare do të merrte të njëjtat masa për ata që nuk zbatojnë karantinën.
Por Nënkryetar i LSI-së, Petrit Vasili shprehet se videoja nuk është në Spanjë, por në Algjeri dhe nuk kanë të bëjnë me masat për koronavirusin, por me dhunën e policisë ndaj opozitës në këtë vend.
“Edi Rama mashtron. Ai perdor pamje te shemtuara se si policia ne Algjeri shtyp opoziten dhe jua shet shqiptareve si gjoja pamje nga Spanja dhe sikur policia po rreh qytetaret per shkak koronavirusi.
Turp. A ka prokurori ne kete vend, qe hetoje gjendjen psiqike te ketij individi kryeminister. Ky nuk drejton më vendin, Ky thjesht perkthen paranojat ne Vendime qeverie,policie dhe shendetesie. Shiheni Videon pas sekonden e 20 dhe do kuptoni cfare mashtruesi paranojak dhe shume i semure eshte kryeminister i Shqiperise”,- shkruan Petrit Vasili.
KOHA JONË SONDAZH

