LSI, Vasili: Rama në fillim gradoi ata që qëlluan më 21 janar, më pas shpalli dëshmorë viktimat

Në foto: Agron Malaj, ish-drejtues i Gardës së Republikës në 21 Janar dhe sot kryetar i PS dhe kryebashkiak socialist i Matit

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka denoncuar sjelljen me dy standarde të PS për viktimat e 21 janarit.

Në një postim në Facebook, Vasili kujton se një prej garditësve kryesorë të ngjarjes së 21 janarit u gradua politikisht nga Edi Rama duke e zgjedhur kryetar bashkie dhe drejtor të PS pas ardhjes së socialistëve në pushtet.

Vasili shprehet se Edi Rama, fillimisht gradoi ata që qëlluan ndërsa sot shpalli dëshmorë viktimat.

“Edi Rama më parë bën Kryetar ata, që qëlluan në 21 janar se të shpalle dëshmorë viktimat!? Edi Rama që me një vit pasi erdhi ne pushtet në vitin 2014 bëri Drejtor të OSHE, në vitin 2015 Kryetar PS dhe pastaj Kryetar Bashkie Mat,  Agron Malajn, pjesëtar të grupit të zjarrit në 21 janar dhe të shkarkuar nga Saimir Tahiri për këtë arsye, ndërsa viktimat e 21 janarit i shpall Dëshmorë të Atdheut pas 8 vitesh!? Dhe Edi Rama flet për 21 janarin, çfarë  pështirosje!!”,- shkruan Petrit Vasili në Faceook.

SHKARKO APP