Vasili: Rama nga dashnor pasionant i Reformës në Drejtësi, sot godet dhe mallkon SPAK-un. Çfarë halli ka?

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili analizon sjellen e kryeministrit Edi Rama me SPAK-un dhe Drejtësinë e re. Sipas tij, Edi Rama nga “dashnor pasionant i Reformës në Drejtësi”, sot godet dhe mallkon drejtësinë e tij aq të dashur. Po ashtu ai shtron pyetjen pse Rama godet sot SPAK-un? “Çfarë halli e ka mbërthyer kaq fort për gryke që qahet dhe i bën presion SPAK-ut, një SPAK-u që realisht është shumë larg zbardhjes së të vërtetave të rënda të korrupsionit të Ramës dhe qeverisë e që funksionon me regji”.

Postimi i plotë nga Petrit Vasili

Rama kundër “drejtësisë” së Ramës!?

Histeria e sulmit të Ramës ndaj drejtesisë së tij është vërtet qesharake, por edhe domethënëse. Cilën drejtësi sulmon Rama?
Atë drejtësi që ngriti vetë, që e përzgjodhi vetë, që u krenua vetë dhe që e kapi po vete. Rama që fliste për drejtësinë dhe kur inauguronte kanalet e ujrave të zeza, sot ben sikur qahet kundër saj.

Po ky Ramë më 3 mars 2021 kur prezantonte programin elektoral “Drejtesia që duam” thoshte me gojën plot: “Ka shpesh deklarata nga ndërkombëtarët që tingëllojnë pro qeverisë apo pro nesh. Ka vetëm një arsye, shumë të madhe dhe shumë të qartë për mbështetjen e tyre që komentohet si për ne. madje me përqeshje. E bëjnë vetëm për reformën në drejtësi dhe për të ardhmen e reformës në drejtësi. Nuk shohin forcë më mbështetëse për reformën në drejtësi sesa PS-në. SPAK është future në veprim, dhe po kryen operacione që askush nuk i mendonte”, tha Rama.

Ky Rama vetë thoshte se ishte lëvduar shumë nga këta ndeëkombetaret, se medemek po e bente (se po e kapte) shumë mirë reformën në drejtësi.

Pra ky Rama lëvdonte fort edhe SPAK-un, me ulërima frenetike, ndërkohë që SPAK vetëm po mbyllte dhjetëra çështje që akuzonin Ramën dhe qeverinë. Po sot çfarë halli e ka mbërthyer kaq fort për gryke që qahet dhe i bën presion SPAK-ut, një SPAK-u që realisht është shumë larg zbardhjes së të vërtetave të rënda të korrupsionit të Ramës dhe qeverisë e që funksionon me regji.

Është shumë e qartë, drejtësia që do Edi Rama dhe të tijte është vetëm një: ajo që perndjek pa ligj dhe pa të drejtë kundërshtarët dhe një drejtësi të kapur për vete, që nuk i trazon dhe nuk ua prish korrupsionin, hesapet dhe trafiqet.

Por është vërtet për të qarë e për të qeshur. Rama ky dashnori pasionant deri në histeri i Reformës në Drejtësi godet, mallkon dhe shan drejtësinë e tij aq të dashur, për të cilën ka kërkuar gjithmonë që:” të lihet të punojë”. Rama kundër drejtesisë së Ramës, edhe këtë kishim mangut.

SHKARKO APP