Vasili: Rama nga selia e Europës, shpall ligjin për kanabisin

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, përmes një postimi në facebook, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama në lidhje me legalizimin e kanabisit për mjekësi. Për Vasilin, turp më të madh nuk ka, pasi Rama siç thotë ai, foli nga selia e Europës.

Postimi i plotë

Edi Rama nga Selia e Europës, në ditën e Europës, në prani të përfaqësuesit të Europës shpall ligjin per legalizimin e Kanabisit. Turp me të madh nuk ka. Krim më i rëndë nuk bëhet. Narkoshteti i Ramës marshon. Ndërsa Soreka heshti….!

SHKARKO APP