Vasili: Rama thotë se SHBA nuk i ka problem dhjetëra mijëra të vdekur

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për deklaratat e Edi Ramës lidhur me mënyrën sesi po e përballojnë krizën vendet e tjera.

Vasili ka publikuar në Facebook pjesë nga fjalimi i Edi Ramës, gjatë të cilit kryeministri shprehet se “Amerika është Amerikë dhe nuk i ka problem dhjetëra mijëra të vdekur”.

Nënkryetari i LSI shprehet se makabriteti i Edi Ramës ka rritur kulmin.

“Rama kundër Amerikës dhe Trump. Makabriteti i Edi Ramës arrin kulmin, arrin deri aty sa thote se: “Amerika mijëra e dhjetëra mijëra të vdekur nga korona virusi nuk i ka problem”!”, shkruan Petrit Vasili.

https://www.facebook.com/petritvasil/videos/vb.1701679976798494/530883614501440/?type=2&theater

SHKARKO APP