Vasili-Ramës: Boll e përdore narkodiplomacinë europiane në dëm të shqiptarëve
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili përmes një shkrimi në facebook, thotë se kryeministri Edi Rama, vijon të mashtrojë në lidhje me dështimin në negociatat e anëtarësimit të vendit në BE. Vasili ka shpërndarë një pjesë nga qëndrimi i Holandës, përmes së cilës i thotë kreut të qeverisë që të mos përdorë narkodiplomacinë europiane në dëm të shqiptarëve.
Postimi i plotë
Edi Rama ky genjeshtar i palodhur! Meqe Edi Rama ka qejf te citoje shtrember dhe ju referua Donald Tuskut, i cili ka ikur nga detyra dhe te cilin Edi Rama e ka dekoruar vete, sic dekoroi edhe ambasadoret per negociatat imagjinare, po i citojme cfare tha Kryeministri i Holandes Mark Rutte per negociatat:
Mark Rutte:
“Ju e dini pozicionin tone. Për Shqipërinë është një JO e qartë. Nqs shikon se çfarë do ndodhe, nuk ka avancime ose ndryshime. Nëse shikon Maqedoninë e Veriut ato janë në një pozicion me të mirë se Shqipëria. Për Shqipërinë Parlamenti im me ka dhënë një Jo të qartë për të votuar sonte me te cilën unë bie dakord”.
Kjo eshte e verteta genjeshtari Rama, ti je pergjegjesi i vetem. Leri rehat pensionistet e BE. Boll e perdore narkodiplomacine europiane ne dem te shqiptareve ne Shqiperi por per fat te keq po demton edhe vellezerit tane ne Maqedoni. Shqiperia eshte ne krizen me te rende te saj politike te te gjithe pluralizmit politik. Genjeshtar ja ku e ke edhe konfirmimin e krizes se rende politike nga Bundestagu Gjerman, per te sqaruar ty dhe budallenjte, qe ke perqark dhe qe si idioter qe jane thone se Shqiperia nuk eshte ne krize.
Ja ç’thuhet ne Rezoluten e Bundestagut: “Shqipëria është në një krizë të rëndë politike. Bundestagu gjerman u bën thirrje me ngulm të gjitha forcave demokratike në Shqipëri që të ndërmarrin menjëherë të gjitha hapat për të kapërcyer këtë krizë sa më shpejt përmes dialogut politik, përndryshe rruga për negociatat e anëtarësimit do të vështirësohet në mënyrë të konsiderueshme”,-thuhet në rezolutën e përbashkët të partive qeverisëse të Gjermanisë, CDU/CSU dhe të SPD.