Vasili reagon për situatën e motit të keq: Kryeministri ekziston vetëm për të zhvatur koncesione

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në një postim në rrjetin social Facebook ka reaguar pas gjendjes së vështirë të shkaktuar nga moti i ashpër nga disa zona të vendit, ku si pasojë ka rrugë të përmbytura nga reshjet e shiut dhe rrugë të bllokuara në veri nga reshjet e shumta të borës.

Vasili shkruan se kryeministri mungonte kur vendi ishte në gjendje të vështirë dhe se ekzistonte vetëm për të përfituar nga koncesione të caktuara.

Lexoni më poshtë postimin e plotë të Petrit Vasilit:

Ku është fshehur Kryeministri??
Vendi në gjendje të vështirë nga moti.
Kryeministri nuk e hap gojën për këtë, zaten si gjithmonë.
Do të thotë që s’kemi fare kryeministër.
Poston kryeministri mesazhe romantike të një njeriu në qejfin e tij, të cilit Shqipëria nuk i intereson fare, pastaj lëshon të njëjtin muhabet dhe lan duart: ” kështu ndodh në gjithë botën”.
Shqiptarët janë gjithmonë vetëm në ditët e hallit, se kryeministri nuk ekziston.
Ai ekziston vetëm kur duhen zhvatur koncesione dhe tendera qindra milion euro, aty i vjen zëri aty i shpërthen arroganca, histeria dhe demagogjia
Fotot flasin vetë.

SHKARKO APP