Vasili: Reforma në drejtësi degradoi, ndaj emrin e ka dështim dhe jo perlë!

Ish-kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar ndaj deklaratës së ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca, i cili në një intervistë për Euronews u shpreh se “Reforma në Drejtësi është ndoshta perla e Shqipërisë”. Ndërsa, Vasili, me anë të një postimi në rrjetet sociale, shprehet se “kjo reformë u kap, u zhbë dhe degradoi ndaj emrin e ka dështim dhe jo perlë”!

“Reforma që shohin të gjithe shqiptarët eshte shndërruar në një kapje dhe deshtim që s’ka nevojë per ndonjë shkollë të madhe per t’u kuptuar edhe nga shqiptari me i fundit”,- shkruan, ndër të tjera, Vasili.

Në vijim reagimi i plotë i Vasilit

Reforma në drejtësi, u kap, u zhbë dhe degradoi ndaj emrin e ka dështim dhe jo perlë!

Ambasadori Soreca thotë për Euronews:
“Reforma në Drejtësi është ndoshta ‘perla e Shqipërisë’, jashtë rajonit apo në botë.”

Reforma që shohin të gjithe shqiptarët eshte shndërruar në një kapje dhe deshtim që s’ka nevojë per ndonjë shkollë të madhe per t’u kuptuar edhe nga shqiptari me i fundit.

Nuk është perlë drejtësia qe në Gjykatën e Durrësit jep dy vendime për bashkinë se e urdhëron Edi Rama duke u bërë turpi i botës.

Nuk është perlë prokuroria që mbyll dosjet skandaloze, që janë të hapura nga mediat më të mëdha të botës.

Nuk është perlë drejtësia që në KLGJ dhe KLP mbushet me anëtare të tyre pa asnjë integritet fallsifikatorë evazorë dhe spiunë të sigurimit.

Nuk është perlë drejtësia që nuk vepron ndaj KQZ që refuzon dekretet e Presidentit për zgjedhjet.

Nuk është perlë drejtësia që nuk heton e dënon hajdutët e qeverisë tek Unaza e Re, teatri, koncesionet etj etj, por dënon qytetarët e grabitur nga qeveria.

Kjo lloj perle po bën të lulëzojë krimi, droga korrupsioni dhe paratë e pista dhe po e le Shqiperinë jashtë BE.

Ndaj i dashur ambasador Soreca shihe me kurajë dhe në sy dështimin e drejtësisë ashtu si bëjnë mbi 83% e shqiptarëve që nuk besojnë më tek ajo.

Po ta shohësh kështu si shqiptaret, edhe reformën mund ta kthejmë të 21-22 korriku i 2016 kur u miratua, por edhe Europës mund t’i afrohemi sado pak.

Ndryshe i dashur ambasador na bie që ne të mbajmë perlën dhe derën e Europës ta kemi të mbyllur përgjithmonë përpara fytyre, por unë dua të besoj që ju nuk jeni dhe nuk paguheni këtu për këtë.

SHKARKO APP